Rreth nesh

image-1-1

Projekti “Libraria Islame” paraqet nismë për të avancuar dhe pasuruar ofertën kulturore, letrare dhe artistike shqiptare në trojet ku jetohet dhe flitet shqip. Në një lokacion tejet atraktiv, pranë Sheshit Shatërvan, në qendër të Prizrenit, me një ambient të veçantë, të ngrohtë dhe mikpritës, hap dyert për të gjithë admiruesit e librit shqip, artit dhe kulturës tradicionale dhe bashkëkohore. Duke i ofruar vizitorit të librarisë librin më të ri shqip, si dhe arkivat e pasura të të gjithë botuesve shqiptarë nga të gjitha rajonet, do të afrojmë lexuesin shqiptar drejt ngjarjeve më aktuale letrare.

 
 
 
 
 

Mes aktiviteteve të rregullta promovuese, theks të veçantë do të kenë:

1.Promovimi mediatik. Në bashkëpunim të ngushte me mediat elektronike dhe të shtypura, është planifikuar të ndahet hapësirë e veçantë për të prezantuar fjalët e fundit të botimit shqiptar nga i tërë rajoni. Ky promovim ka për qëllim afirmimin e librit si vlerë e veçantë tek të gjitha brezet.

2.Promovimi i librit të ri. Organizuar nga Libraria Islame, autorët dhe botuesit do të kenë mundësinë e promovimit të botimit të ri para publikut të cilësuar, duke përfshirë të gjitha elementet skenike brenda Librarisë, dhe paisjes më modern audio-vizuele, dhe me prezentim të përshtatshëm mediatik

3.Interneti. Përmes kanaleve të ndryshme të rrjeteve sociale, çdo aktivitet do të gjejë dhe promovimin e tij miqësor dhe komercial. Libraria ka dhe portalin e vet www.librariaislame.com ku do të jetë i mundësuar dhe katalogu i botimeve, dhe sistemi për të blerë dhe porositur përmes internetit.

4.Mbrëmjet artistike. Në bashkëpunim me artistë të vendit dhe rajonit, do të organizohen: mbrëmje poetike, debate letrare, stand-up komedi, monologje dhe ngjarje tjera që do të senzibilizojnë publikun.

5.Galeri. Libraria ofron hapësirë dhe për promovime të pikturës, skulpturës dhe punimeve tjera, të cilat mund të kenë dhe karakter komercial.

6.Mbrëmje të komedisë. Parashikohen mbrëmje Stand-Up komedi, me artistë të ndryshëm shqiptar.

7.Bashkëpunimi me institucione. Ky bashkëpunim do të thellohet me aplikim e projekteve të ndyshme promovuese drejt institucioneve përkatëse të shtetit dhe të huaja. Përveç atyre, theks i veçantë do ti jepet bashkëpunimit me shkollat fillore dhe të mesme nga vendi për të promovuar librin tek lexuesit e rinjë.

8.Tribuna, Konferenca, Debate mbi problematika të librit shqip po edhe të librit të huaj një gjë që i mungon hapësirës kulturore shqiptare në vend.

9. Kartelë të librarisë me të cilën kartelë fitoni benificione në Librari për të gjitha shërbimet, eventet, njohtimet me sms dhe me email, për librat, leximoren etj

10. Teatër kukullash shfaqje për fëmijë për të ngritur dhe pasuruar jetën kulturore në Prizren në marrëveshje me teatro të tillë nga Kosova e Shqipëria.

Duke përcjellë trendin europian, Libraria në vete përmban dhe kafenenë e cila i jep mundësi çdokujt të kalon çaste të rehatshme dhe të shijojë frymën e Prizrenit të Vjetër.

Bashkëpunimi me institucionet relevante do të jetë kyç për të zhvilluar dhe avancuar rolin e librit dhe artit në shoqërinë tonë. E tërë kjo do të bëhet përmes fushatave të ndryshme promovuese, si mediatike ashtu edhe të reklamimit të jashtëm.

Pika e Librarisë ka hapësirë prej 180 m2 në nivelin për vizitorë, si dhe magazinat që arrijnë hapësirë prej 500m2.

Themeluesi i Librarisë.
Arivisti LLC. është kompani kryesisht e orientuar drejt shërbimeve telekomunikuese, për resurse njerëzore, shëndetësi, konsulencë, web hosting dhe programim.

Media: Përkrahje të vazhdueshme mediale është dhënë vazhdimisht nga Agjencia e Lajmeve Prizren Post.